Lajmet e fundit

Mjekët gjithnjë kanë këshilluar që darka të konsumohet herët.
Por një studim i kryer së fundmi përcakton edhe kufirin kohor që nuk duhet kaluar për të pasur një shëndet të mirë.
Të darkosh pas orës 19:00 do të thotë më shumë rrezik për sëmundjet e zemrës. Kjo sepse ushqimi i vonë nuk bën të mundur që presioni i gjakut të ulet në mënyrë korrekte gjatë natës dhe kjo shton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Përfundimi është arritur nga një skuadër studiuesish të drejtuar nga kardiologu Ebru Ozpelit i Universitetit të Izmirit në Turqi. Sipas rezultateve të bëra publike në Kongresin Europian të Kardiologjisë që po mbahet në Romë, konsumimi i darkës para orës 19:00 i jep trupit kohën e mjaftueshme për të pushuar.
Në të kundërt, dëmet janë të njëjta si ato që shkakton një dietë ushqimore e pasur me shumë kripë, shkruan Shekulli, përcjellë Klan Kosova.