Lajmet e fundit

Edhe pse ju keni dëshmuar vetes tuaj gjithë kujdesin e nevojshëm që të këni një shëndet të mirë, prapë se prapë ftohja ju mund nganjëherë.
Prandaj dicka e tillë mund të ndryshojë komplet dukjen tuaj dhe dita e ditës rutina juaj e bukurisë mund të zbehet.
Por që të dukeni mirë dhe e plotfuqishme iu rekomandojmë disa këshilla transmeton Klan Kosova.
Ju gjithësesi nuk e dini shkakun e ftohjes tuaj megjithatë e dini dëmin se ku jeni e ftohur pothuajse, kështu para se të shkoni në shtrat bëni një kontrollë të thjeshtë për qetësimin e hundës e cila bëhet tejet e kuqe nga facoletat, andaj një formulë për hidratimin e saj do të iu kryente punë shumë mirë.
Trajtojeni hundën e lëkurës pas pastrimit, me hidratues që ka përmbajtje galaktoarabinan, ekstrakt bimor që është rigjenerues, transmeton Klan Kosova.
Syte tuaj bëhen të enjtur, si pasojë e stimulimit limfatik, që e pastron organizmin nga bakteret e që ky është vetëm një sinjal që shëndeti juaj nuk është shumë në rregull. Dicka të tillë mund të shëroni duke aktivizuar sistemin limfatik duke bërë një masazh me majën e gishtërinjve tek rajoni rreth hundës dhe nën sytë me një lëvizje rrethore.
Prapë se prapë edhe pas gjithë këtyre rekomandimeve nëse lëkura juaj duket e zbehtë, përdorni kremë për rregullimin e ngjyrës së lëkurës tuaj, transmeton Klan Kosova.