Lajmet e fundit

Lufta ligjore në mes të këngëtares Kesha dhe Dr. Luke, po vazhdon të jetë e ashpër.
Ajo sapo i është përgjigjur padisë së ish producentit të saj, duke i zbuluar edhe shumë detaje të reja.
Kesha ka thënë se derisa ishin në studion regjistruese, Luke e ka kërcënuar se do t’ia vrasë qenin nëse ai i afrohet. Po ashtu i ka thënë së nënës së saj do t’ia shkulte flokët, transmeton Klan Kosova.
Dokumentet zbuluan edhe detajet shumë personale, ku thuhet se Luke ka tentuar ta shantazhojë edhe vetë bashkëshorten e tij për ta abortuar fëmiun dhe ka folur hapur se si e tradhtonte atë.
Këngëtarja mendon se ai i tregonte asaj të gjitha këto, për faktin që ajo të ndihej rehat nëse do të pranonte të dilte me të.
Avokatët e Luke kanë deklaruar se ai i mohon të gjitha këto akuza dhe se është mësuar me shpifjet e saj.