Lajmet e fundit

Korporata Energjetike e Kosovës e ka njoftuar KESCO-n se ka rënë nga funksioni njësia B1 e Termocentralit Kosova B, i cili po ashtu ditëve të fundit ka punuar me kapacitet të reduktuar.
Rënia e këtij blloku ka krijuar mungesë të menjëhershme të rreth 200 Megavatë/orë energji elektrike, gjë që vështirëson furnizimin me energji elektrike.
KESCO për momentin, sipas planit është duke importuar rreth 200 MË , por kjo sasi është e pamjaftueshme të mbulojë tërë kërkesën sidomos tani pas rënies së bllokut B1. KESCO menjë herë ka nisur procedurat e importit shtesë për te mbuluar hendekun e krijuar.