Lajmet e fundit

Partneritetet e qëndrueshme vazhdojnë të mbeten një nga faktorët kryesorë për ndërtimin e një ekonomie të fortë dhe funksionale. Këtij parimi i qëndron besnike edhe KESCO, e cila veprimtarinë e saj e ka ndërtuar mbi mbështetjen e bizneseve vendore, duke i konsideruar ato si shtylla të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.
Në këtë drejtim, bashkëpunimi mes KESCO-s dhe Meridian Express & SPAR përbën një shembull të qartë të partneriteteve që krijojnë vlerë të ndërsjellë. Meridian Express & SPAR, një rrjet dinamik marketesh që pasqyron zhvillimin e tregtisë vendore, vlerëson lartë këtë marrëdhënie.
Nga ky rrjet kanë deklaruar:
“Jemi falënderues për partneritetin me KESCO-n në tregun e hapur të energjisë dhe vlerësojmë bashkëpunimin e besueshëm që kemi ndërtuar së bashku. Bashkëpunimi ynë bazohet në besim, transparencë dhe furnizim të qëndrueshëm me energji për rrjetin tonë të marketeve.”
Ky bashkëpunim konsiderohet një dëshmi e rëndësishme e faktit se kur partneriteti ndërtohet mbi besim, transparencë dhe profesionalizëm, rezultatet reflektohen në zhvillim të qëndrueshëm, stabilitet dhe një ambient më të favorshëm ekonomik.
KESCO mbetet e përkushtuar ndaj ndërtimit të partneriteteve afatgjata dhe të qëndrueshme me biznese në mbarë vendin, duke kontribuar kështu në forcimin e ekonomisë lokale dhe në krijimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme.