Lajmet e fundit

Kerry Washington dhe burri i saj Nnamdi Asomugha thuhet se kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë, një djalë i cili është pagëzuar me emrin Caleb Kelechi Asomugha!
E! News raporton se aktorja 39-vjeçare ka lindur më 5 tetor, por nuk ka dhënë detaje të tjera, transmeton Klan Kosova.
Çifti janë edhe prindër të Isabelle Amarachi Asomugha, e cila është dy vjeç. Kerry dhe Nnamdi u martuan më 24 qershor, 2013.