24.11.2015 · përditësuar para 3903 dite1 min lexim
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, do ta vizitojë Kosovën me dy dhjetor, njofton Departamenti i Shtetit Amerikan.
Ai do të takohet me krerët më të lartë shtetëror për të biseduar rreth marrëdhënieve bilaterale dhe problemeve që për momentin e preokupojnë Ballkanin.
Kerry para se të vije në Kosovë, fillimisht do të aterojë në Paris me 30 nëntor, ku bashkë me presidentin amerikan Barack Obama do të marrin pjesë në Samitin për ndryshimet klimatike COP-21, njofton Klan Kosova.
Më pas Kerry udhëton për në Bruksel me një dhjetor për të marrë pjesë në mbledhjen e ministrave të jashtëm të NATO-s.
Me dy dhjetor ai do të jetë në Kosovë, dhe një ditë më pas Kerry në Serbi merr pjesë në Këshillin e Ministrave të OSBE-së.
Në të njëjtën ditë ,Sekretari i Shtetit, shkon edhe në kryeqytetin e Qipros, në Nikozi.
Udhëtimi i tij përfundon në Athinë, ku me katër dhjetor Kerry do të bisedojë me krerët e shtetit grek, për të diskutuar rreth krizës që ka kapluar Greqinë dhe rreth krizës me migrantët.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.