Kerry Katona do të gjykohet pasi dyshohet se nuk e ka dërguar në shkollë njërin prej fëmijëve të saj.
Këngëtarja britanike është akuzuar se nga 31 tetori deri më 28 nëntor të vitit të kaluar nuk e ka dërguar fëmijën në mësime, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Klan Kosova.
38 vjeçarja ka mohuar akuzat e ngritura ndaj saj. Asaj i është thënë se në tetor të këtij viti do të përballet me gjykatën.
Mbrojtësi ligjor i saj, Jason La Corbiniere ka thënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë ngatërresë me këngëtares dhe fëmijës, por që nuk ka mundur ta dërgojë atë në shkollë për shkak të sëmundjes.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.