Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se formimi i Gjykatës Speciale duhet të ndodhë, njofton Klan Kosova.
"Kosova duhet ta formojë Gjykatën Speciale , për dyshimet e hedhura për krimet e luftës."
Ai po ashtu ka përshëndetur rolin e Kosovës në luftën kundër terorrizmit, pasi janë arrestuar njerëz të profilit të lartë në këtë sferë.
"Ne kemi bashkëpunuar me Kosovën, për luftimin e terrorizmit dhe kthimin e luftëtarëve nga ISIS".
"Duhet ta përmend që Kosova ka hedhur një hap të rëndësishëm kundër terrorizmit me arrestimin e personave të implikuar në terrorizëm".
"Kosova ka bërë arrestime të profilit të lartë, por më shumë duhet të bëhet jo vetëm nga Kosova, por nga të gjithë ne".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.