Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të takojë të martën në Nju Jork ministrin e Jashtëm të Iranit, Javad Zarif.
Kerry dhe Zarif do të takohen përpara se sekretari amerikan të fluturojë drejt Arabisë Sudite për të ndjekur një samit me udhëheqësit e Gjirit Arab, së bashku me presidentin Barack Obama.
Takimi Kerry-Zarif do të pasojë ankesat e zyrtarëve të lartë iranianë se Uashingtoni nuk është duke përmbushur kushtet e marrëveshjes bërthamore, në bazë të së cilës, Irani ka kufizuar programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.