Lajmet e fundit

Sekretari i Shtetit John Kerry dënoi vrasjen e aktivistit të të drejtave të homoseksualëve Xulhaz Mannan, cili punonte në ambasadën amerikane në Daka, të Bangladeshit.
Mennan së bashku me një aktivist tjetër, Tenay Mojumdar, u vranë me sopata të hënën në shtëpinë e tij nga disa persona të maskuar. Sekretari Kerrry e quajti vrasjen e tyre një akt të pakuptimtë dhune.
35 vjeçari Mannan ishte redaktori i revistës së vetme për homoseksualët në Bangladesh. Autorët e vrasjeve ende nuk janë identifikuar, por policia tha se disa dëshmitarë kanë thënë se autorët e sulmit thërritën Allahu Akbar duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Para disa ditësh Mannan kishte marrë kërcënime përmes internetit nga islamistë që kundërshtonin aktivitetet e tij.