Lajmet e fundit

Modelja, Miranda Kerr dhe Orlando Bloom janë ndarë në vitin 2013.
Nga kjo martesë që zgjati 3 vite, çifti kanë një djalë të quajtur Flynn.
Kerr ka treguar se ajo ka vendosur të ndahej me Bloom me marrëveshje pasi sipas saj prioriteti i tyre ishte që të krijojnë një atmosferë të mirë për djalin e tyre.
Supermodelja australiane ka treguar se ranë dakort që të ndaheshin, por me disa kushte.
“Njëri prej këtyre kushteve ishte jetesa në të njëjtën lagje, kështu që Flynn do të kishte një atmosferë familjare”, thotë Kerr, transmeton Klan Kosova.
Shtëpitë e modeles dhe ajo e aktorit janë shumë afër larg njëra-tjetrës në Los Anxhelos.
“Menduam si familje që ishte vendimi më i mirë për Flynn. Orlando dhe unë u vendosëm në shtëpi pesë minuta larg njëri-tjetrit dhe gjithçka për të mirën e djalit tonë”, thotë Kerr.
Modelja ka thënë se pavarësisht ndarjes, ata kanë marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë me njëri tjetrin duke u kujdesur me rradhë për djalin.
“Jemi shumë të afërt. Kur udhëtoj unë, Flynn rri disa ditë me të atin, më pas kur unë kthehem mund të qendrojë me mua, duke i dhënë mundësi të atit për të udhëtuar për punë” përfundon Kerr.