Lajmet e fundit

Në fshatin Gushafc të Mitrovicës është përuruar fabrika e për prodhimin e kërpudhave, Hirano Mushroom.
Pos kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri, që është bashkëpronar i saj, në këtë ceremoni erdhi edhe homologu i tij nga veriu, Goran Rakiq.
Asnjëri nuk foli për ndasitë në qytetin e tyre ndërsa presidenti i AKR-së, Behxhet Pacolli bëri hapjen zyrtare të kësaj fabrike.
Ndërsa drejtori i kompanisë, Valdrin Lluka tregoi se në këtë kompani aktualisht janë të punësuar 70 punëtorë, njofton Klan Kosova.
Ky projekt është bashkëpunim i disa investitorëve nga Japonia, Holanda, Franca e Kosova ndërsa ndërtimi i gjithë kësaj fabrike që u tha të jetë më e madhja në Ervopë, ka kushtuar 5 milion euro.
Kronikë nga Dibran Istrefi.