Lajmet e fundit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci i ka kërkuar falje komunitetit RAE - romë, ashkali dhe egjiptas.
Ai në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës u është drejtuar të gjithëve të prekur dhe fyer nga bisedat e përgjuara telefonike që tash e një kohë janë duke u publikuar.
“U drejtohem juve dhe të gjithë të tjerëve që janë objekt i një bisede që po e them me përgjigjësi personalisht unë dhe familja ime jemi duke kaluar çaste tepër të vështira të terrorit dhe e falënderoj shumë respektin që tregove, po ia tregoj ty dhe gjithë të tjerëve që angazhimet kanë qenë të sinqerta”.
“Do të vazhdoj të jem i sinqertë, të ju jep ndihmë dhe përkrahje sa herë që kërkoni nga unë si një bashkështetas i juaj, një vëlla, mik i juaj, dhe po u them sinqerisht nuk besoj që ju po i përjetoni më rëndë se sa unë dhe familja ime, këto fyerje të cilat janë duke mu bërë gjatë këtyre ditëve”
“Unë ju kërkoj edhe njëherë falje nga zemra dhe shpirti i im dhe shpreh keqardhje për atë që po ndodh dhe nuk besoj që në një shtet të Evropës mund të ndodh për një muaj rresht të terrorizohet një njeri, familje dhe një popull i tërë për shkak të bisedave private”