Lajmet e fundit

Aktivistë të Rrjetit të Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN), Lëvizja Shkenca për Ndryshim, në mbështetje nga Komisioni Evropian mëngjesin e së mërkurës kanë nisur fushatën kundër ndotjes së ambientit, njofton Klan Kosova.
Nga sheshi "Nënë Tereza" në Prishtinë ata kanë kërkuar nga partitë politike që në planprogramet e tyre të përfshijnë zgjidhje për ajrin e ndotur në Kosovë, i cili dimrin e kaluar kishte parametra të lartë të ndotjes.
Gjatë këtij aktiviteti është bërë vendosja e kukullave që simbolizojnë kandidatët për deputetë, e që mbajnë mbishkrime sensibilizuese për problemin e ndotjes së ajrit.
Gjithashtu janë shpërndarë edhe “Fletëvotimeve” ku kandidati i zgjedhur është "Ajri i Pastër", nga mesi i alternativave aktuale negative që janë politika shtetërore, matje të drejtpërdrejta të cilësisë së ajrit.
Edhe qytetaret të cilët u pajisën me broshura informuese, u shprehën të shqetësuar që asnjë politike nuk u ka premtuar ajër më të pastër, njofton Klan Kosova