Ka mbetur edhe një ditë nga afati për konvertimin e patentë-shoferëve ilegalë të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, në ato RKS.
Por, po ashtu është kërkuar që të ketë edhe shtyrje të afatit, për 10 ditë pune.
Kështu tha për Klankosova.tv zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Elshani tregoi edhe arsyet e kësaj kërkese.
"I kemi disa probleme teknike dhe e shohim se njerëzit i kanë ato telashe. P.sh dikush e ka ndonjë problem teknik, ndalim të ngasjës për tre muaj, dhe ky ndalim shkon pas 9 gushtit. Ne e kemi bërë kërkesën në Ministrinë e Punëve të Brendshme që të na lejojë që kjo të zgjatet për pesë apo dhjetë ditë pune, per shkak të këtyre vështirësive”, deklaroi Elshani për Klankosova.tv
Ndryshe nga 10 maji e deri ditën e djeshme më 7 gusht, janë konvertuar gjithsejt 5 mijë e 588 patentë - shoferë ilegalë të Serbisë, në ato RKS.
Sipas Ligjit, ata që kapen pa leje të Kosovës, mund të gjobiten deri në 1 mijë e 500 euro.
https://klankosova.tv/edhe-dy-dite-afat-gati-5600-patente-shofere-ilegale-serbe-te-konvertuara-ne-te-kosoves/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.