Lajmet e fundit

Shtim i një numri më të madh të trupave ushtarake të NATO-s në Kosovë dhe Bosnje, është dhënë si rekomandim nga ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt.
Kjo kërkese e tij vjen në bazë të deklarimeve të fundit për ide të korrigjimit të kufijve, biseda mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit si dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njofton Klan Kosova.
''Rekomandimi im për NATO-n dhe BE-në është që të nisin shtrimin e ushtarëve në Kosovë dhe Bosnje pas parasysh paqëndrueshmërinë që ky diskutim mund të shkaktojë'', ka shkruar Bildt në Twitter.
Ideja e korrigjimit të kufijve është mbështetur pothuajse nga gjithë Bashkimi Europian përveç Gjermanisë dhe SHBA-së.
https://twitter.com/carlbildt/status/1047382150037852160
Ish – kryeministri i Suedisë, Carl Bildt ka botuar ditë më parë një editorial në “Qendrën për Reformë Europiane” artikull i cili pyet nëse ndryshimi i kufijve në Ballkan do të sjellë paqe apo do të hap kutinë e Pandorës, njofton Klan Kosova.