Lajmet e fundit

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar, ka hapur për media dyert e depos së saj.
Në këtë depo ruhen më shumë se 170 vetura të cilat janë nën masën e sekuestrimit.
Por, kryeshefi i kësaj agjencie Rrahim Rama, ka kritikuar prokurorët dhe gjyqtarët se nuk po e lejojnë shitjen e këtyre veturave dhe se vlera e tyre po humb më të madhe, njofton Klan Kosova.
Sipas tij ligji e lejon që këto asete të shiten për t'ua ruajtur vlerën.
Ndërkohë prezent në këtë aktivitet ishte edhe prokuori Shqipdon Fazliu, që është koordinator kombëtar për luftimin e krimit ekonomik.
Edhe ky ka kritikuar kolegët e tij prokurorë edhe gjyqtarë, se nuk po bëjnë sa duhet për t’ua ruajtur vlerën këtyre aseteve.
Ai ka treguar se vlera e tyre humbë me 2.5% për çdo muaj, njofton Klan Kosova.