Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e 40 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme lidhur me përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga Regjistri Europian për Sigurimin e Cilësisë të Arsimit të Lartë (EQAR), njofton Klan Kosova.
Kryesia e Kuvendit pritet që shumë shpejt të vendos nëse do të ketë një seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje.
Në ndërkohë, organizata studentore po protestojnë vazhdimisht për gjendjen e krijuar në arsim pas përjashtimit të Kosovës nga EQAR.
Ata po kërkojnë depolitizimin e arsimit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.