Lajmet e fundit

Zyra e BE-së sot ka publikuar raportin “Vlerësimi i llogaridhënies financiare dhe shpenzimeve publike për Kosovën”. Në këtë raport u tha se Kosova ka shënuar progres në këtë drejtim, mirëpo mbetet të rekomandohet saktësia në ekzekutimin e buxhetit për institucionet e vendit.
Christoph Stock nga zyra e BE-së në Kosovë, tha se për hartimin e këtij raporti janë angazhuar dhe kanë punuar shumë institucione dhe akterë të ndrysëm, si vendor ashtu edhe ndërkombëtar, njofton Klan Kosova.
Kurse, zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, tha se raportit të sotëm i kanë parapri disa vlerësime të mëparshme të cilat janë ndihmuar nga BE dhe USAID-i në Kosovë. Gjatë publikimit të raportit, udhëheqësi i ekipit për hartimin e tij, Peter Fairman e ka prezantuar raportin në detaje, ku i ka paraqitur të gjitha zhvillimet dhe arritjet në këtë drejtim.