Lajmet e fundit

Një numër i madh i akademikëve dhe aktivistëve u kanë bërë thirrje autoriteteve amerikane për rinumërim të votave të zgjedhjeve presidenciale në SHBA të vitit 2015, transmeton Klan Kosova.
Ata po dyshojnë se rezultatet mund të jenë manipuluar nga hakerët e huaj.
Koalicioni i ekspertëve, i cili është duke u bërë thirrje fushatës së Hillary Clinton për t’u bashkuar në "luftën" e tyre , është duke e përgatitur një raport të detajuar ku i shprehin shqetësimet e tyre Kongresit të komisioneve dhe autoriteteve federale në fillim të javës së ardhshme.
"Unë jam e interesuar në verifikimin e votës", tha Dr Barbara Simons, një këshilltare e komisionit të SHBA-së. "Ne duhet të kemi kontrolle të votimit post-zgjedhore.