Lajmet e fundit

Përfaqësuesit e organizatës Aktiv janë serb nga veriu i Mitrovicës që organizuan të martën një tryezë në Prishtinë.
Qëllimi i tyre është të bëjë presion tek institucionet kosovare që të depolitizohet çështja e furnizimit me libra shkollor të serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi.
I ftuar në këtë panel ishte edhe zëvëndësministri i Ministrisë së Arsimit, Usmen Baldzi, i cili për këtë problem fajëson autoritetet e Serbisë.
Ndërkaq, ish-drejtori i postës së Serbisë në Kosovë, Rangjel Nojkiq, akuzoi doganën për pengesa dhe kërkoi që koj ccështje të mos politizohet.
Mirëpo avokati i popullit, Hilmi Jashari, kërkoi nga dy qeveritë që të respektojnë një instrument të fuqishëm që do të zbuste këtë situatë të krijuar.
OJQ Aktiv nga Mitrovica e veriut pas tryezës tha se do të vazhdojë të avokojë ende lidhur me këtë çështje.
Kronikë e Dafina Jegenit.