Lajmet e fundit

Nuk janë të paktë pacientët e shtrirë në klinikën e hematologjisë.
Por mungesa e kushteve që këta të trajtohen është shumë e madhe.
Në këtë klinikë të QKUK për të sëmurët nga leukemia dhe sëmundjet tjera malinje po mungojnë barnat esenciale.
Për shkak të kësaj gjendje drejtori i klinikës, Shemsedin Sadiku, e drejtori i përgjithshëm i shërbimit spitalor klinik universitar të Kosovës, Cur Gjocaj, kërkuan që të vizitohen nga komisioni për shëndetësi i Kuvendit.
Kërkesës së tyre të martën iu përgjigj kryesuesja e këtij komisioni Flora Brovina.
Drejtori i SHSKUK-së po kërkon që me këtë çështje të merren edhe instamcat më të larta të shtetit.
Nikoqirët kërkuan që qeveria ta ketë prioritet zhvillimin e këtij reparti me qëllim që të sëmurët të trajtohen në Kosovë e jo jashtë vendit.
Kronikë e Dafina Jegenit.