Prokuroria Themelore në Gjakovë kërkon vendosjen e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me inicialet D.LL.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se i njëjti është arrestuar me urdhër arrest ndërkombëtar dhe është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Kjo për shkak se personi në fjalë dyshohet se me 12 korrik të vitit 2003 ka kryer "veprën penale të vrasje nga neni 30 par.2 pika 3 të LPK-së, si dhe veprën penale mbajtja pa autorizim të armëve dhe municionit nga neni 8 par.8.5 lidhur me par.8.3 të rregullores së UNMIK-ut 2001/7". /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.