Policia në Prizren ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një personi.
Sipas policisë, i kërkuari dyshohet për veprën penale "vjedhje", transmeton Klankosova.tv.
"Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tij lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi kërkohet , për veprën penale “Vjedhje” e cila ka ndodhe me datë 20.10.2023 në parkingun e qendrës tregtare e cila gjendet në rrugën "Brigada 125" në Prizren".
"Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor", thuhet në njoftimin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.