Lajmet e fundit

Komisioni për punë të brendshme dhe siguri, ka mbajtur një mbledhje rreth arrestimit të nënkolonelit Nehat Thaçi në Serbi, njofton Klan Kosova.
Ata kanë miratuar një konkluzion, ku kërkohet që ky zyrtar i lartë i shtetit të lirohet sa më parë, si dhe të ndërpritet praktika e arrestimit të ish pjesëtarëve të UÇK-së. Po ashtu në këtë konkluzion thuhet se veprimet e tilla të shtetit serb po e dëmtojnë seriozisht procesin e integrimit të të dyja shteteve.
Para këtij komisioni në ditët në vijim për ketë çështje do të raportojnë edhe zyrtarët kompetentë. Ndërkohë, ka pasur kritika për veprimin e organeve të shtetit në lidhje me këtë rast.