Lajmet e fundit

Avokatët e familjarëve të shtetasve turq të deportuar nga Kosova të enjten e kaluar, kanë kërkuar sot krijimin e një komisioni parlamentar hetimor për këtë çështje.
Sipas tyre në këtë komision të cilin ata po e kërkojnë, do të merrnin pjesë edhe dikush nga familjarët e të arrestuarve, njofton Klan Kosova.
Përpos kësaj Leutrim Syla, ka thënë se drejtësia turke momentalisht i ka marr në pyetje gjashtë shtetasit e deportuar të cilët dyshohen si gylenistë, derisa ai ka frikë që të gjashtit mund të keqtrajtohen gjatë periudhës në marrje në pyetje.