Lajmet e fundit

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit mbajti sot dëgjim publik ku u shqyrtua Projektligji për Kundërvajtje me ç`rast u propozua që të hiqet dënimi me burg për kundërvajtje.
Me këtë rast, Selvije Halimi zëvendëskryetare e këtij komisioni vlerësoi se projektligj ka një rëndësi të veçantë, ndërkaq, u angazhua rreth amendamentit që rregullon heqjen e dënimit me burg për kundërvajtje, si dhe zëvendësimin e tij me një amendament që parasheh masë më të lehtë ndëshkuese.
Ndërkaq, përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë shprehën gatishmërinë e tyre për një bashkëpunim të ngushtë me komisionin, transmeton Klan Kosova.
Përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, shprehen shqetësimin e tyre lidhur me numrin e madh të lëndëve për kundërvajtje, ndërkaq, mirëpritën iniciativën për ndryshimin e Ligjit aktual.
Ata poashtu, u deklaruan të gatshëm për një bashkëpunim të ngushtë me komisionin, duke ofruar ndihmën e tyre gjatë fazës së amendamentimit të këtij projektligji, transmeton Klan Kosova.