11.01.2018 · përditësuar para 3125 dite1 min lexim
Nigel Farage ka dalur fuqishëm në mbështetje të edhe një referendumi për Brexit-in – duke thanë se kjo do të ishte mënyra e vetme për ta mbyllur këtë çështje një herë e përgjithmonë, njofton Klan Kosova.
Ish-lideri i partisë së euroskeptikëve UKIP tha se nuk beson që eurofilë siç është Nick Clegg dhe Tony Blair do të ndalen derisa një tjetër votim të mbahet.
Ai shtoi se po të mbahet edhe një referendum rezultati do të ishte edhe më bindës pro daljes nga Bashkimi Europian.
“Mendoj se nëse e mbajnë edhe një referendum atëherë e mbysim këtë çështje një herë e mirë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.