Lajmet e fundit

Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës bashkë me përfaqësues të shoqërisë civile kanë protestuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Prizren për dhënien prej 12 vjetësh burg për vrasësin e Zejnepe Berishës.
Ata kanë kërkuar që vendimi mbi dënimin që i është shqiptuar vrasësit të viktimës së dhunës në familje, të ndjerës Zejnepe Berisha, të ankimohet nga prokuroria dhe të kërkohet dënim maksimal për kryerjen e veprës penale.