Lajmet e fundit

Familjari i vëllezërve Bytyqi, të cilët janë vrarë në Serbi në vitin 1999, ka akuzuar liderët e shteteve të Ballkanit për neglizhencë për ti sjellë para drejtësisë fajtorët e vrasjeve, edhe pse ka kërkuar disa herë një gjë të tillë, transmeton Klan Kosova.
Vëllezërit Bytyqi, Ylli, Mehmeti dhe Agroni, janë larguar nga Brooklyn për t’iu bashkangjitur luftës në Kosovë, kundër kampanjës për spastrim etnik nga Serbia. Ata jenë arrestuar pas përfundimit të luftës në qendër të Serbisë, ndërsa trupat e tyre janë gjetur në një varrezë masive në vitin 2001.
Vëllai i viktimave, Fatos Bytyqi, ka thënë për Associated Press që kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vazhdimisht u ka premtuar autoriteteve amerikane që Serbia do të zgjidhe këtë çështje, mirëpo 17 vite janë shumë.