Lajmet e fundit

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës së bashku me Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës, Medica Kosova, Medica Gjakova dhe Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave, sot i ka dërguar një shkresë Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, Ministrit të Financave Bedri Hamza dhe Ministrit të MPMS-së Skender Reçica.
Në këtë shkresë kërkohet që gjatë rishikimit të buxhetit për vitin 2017 të ndahet buxheti për procesin e njohjes dhe verifikimit të statusit të Personave të dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë, si dhe përcaktimin e shumës së pensionit personal për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Më poshtë shkresa e plotë: