Regjisori i njohur iranian është thirrur të vuajë dënimin prej një vit burgim, vetëm disa ditë pasi fitoi çmimin më të lartë në Festivalin e Filmit në Berlin.
Mohammad Rasoulof, filmi i të cilit "There Is No Evil" fitoi çmimin prestigjioz Golden Beartë shtunën, u dënua korrikun e kaluar për prodhim të propagandës antiqeveritare.
Avokati i tij ka thënë se do të apelojë kundër vendimit.
Filmi "There Is No Evil" tregon katër histori që lidhen me dënimin me vdekje në Iran.
Rasoulof e bëri filmin në fshehtësi, pasi iu ndalua të ushtronte profesionin e regjisorit në vitin 2017.
https://klankosova.tv/filmi-iranian-there-is-no-evil-me-i-miri-ne-berlin-video/
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.