Lajmet e fundit

Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar është takuar me Avokatin e Popullit të Hilmi Jashari.
Në këtë takim është biseduar për mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet MAP-it dhe këtij institucioni, me theks të veçantë u fol për administratën publike dhe komunikimin në mes të organeve shtetërore dhe qytetareve.
Me një angazhim të përbashkët u konfirmua gatishmëria për bashkëpunim dhe shkëmbim të informatave, me qëllim të përmiresimit të gjendjes në shërbimin civil.
Në këtë takim është vlerësuar që akomodimi i institucionit të Avokatit të Popullit, duhet të realizohet sa më shpejtë në përputhje me vendimet paraprake, transmeton Klan Kosova.