Lajmet e fundit

Në një operacion si ky njësia speciale të mërkurën në mëngjes i rrethoi shtëpitë e Kadri Babiqit.
Tek ky i fundit policia kërkoi njërin ndër personat më të kërkuar në vend. Këtu në rrugën e Xhavit Ahmeti në Prishtinë, u synua të kapet Naser Makollit që dyshohet se 5 ditë më parë vrau të riun Egzon Mazreku dhe plagosi babain e tij.
E Babiqi që pranon se personin e kërkuar nga policia e ka të afërm, thotë se as që ka komunikuar me të për kohë të gjatë,njofton Klan Kosova.
Madje 72 vjeçari thotë se hyrja me force e njësive speciale të policisë i shqetësoi familjarët e tij.Ky thotë se në fillim nuk e kishte idenë se për çfarë po bastisej.
Kronikë nga Vullnet Krasniqi.