Lajmet e fundit

Prokurori afrikano-jugor ka deklaruar qe do të ndërmarrë veprime ligjore në mënyrë që të siguroj dënim më të gjatë në burg për atletin olimpik, Oscar Pistorius.
Ai është dënuar me gjashtë vjet burgim, në fillim të këtij muaji , për vrasjen e të dashurës së tij Reeva Steenkamp në vitin 2013.
Prokurorët kanë thënë që dënimi për Pistorius është i papërshtatshëm për krimin e kryer edhe është jashtëzakonisht i ulët.
Ata gjithashtu kanë thënë që vendimi është i padrejtë dhe mund të sjellë mosbesim në sistemin gjyqësor në tërësi.
Pistorius fillimisht ka qenë i dënuar me pesë vite burgim për vrasje pa paramendim, pastaj është shpallur fajtor në apel për vrasje të qëllimshme dhjetorin e kaluar.
Ai ka pranuar që ka shtënë mbi viktimën, mirëpo ka thënë që e ka gabuar atë me një person të huaj, dhe ka vepruar i frikësuar.