Lajmet e fundit

Reperi amerikan Kanye West po që nganjëherë di të jetë shumë i çuditshëm dhe e kërkon vëmendjen me çdo kusht.
Ai ua ka ndaluar modeleve që në shfaqjen e tij në Javën e Modës në New York që të flasin për të.
Reperi u ka kërkuar këtyre modeleve që të nënshkruajnë një kontratë, ku thuhet se do të përballen me padi milionëshe nëse diskutojnë mes vete për gruan e tij Kim Kardashian, apo këdo nga klani Kardashian.
Një burim ka thënë për gazetën Mirror se: “Kanye u ka kërkuar disa modeleve të profilit të lartë që të nënshkruajnë marrëveshjen, me të cilën parashihej se Kanye ka të drejtë që t’i padisë ato me një shumë deri në 10 milionë dollarë nëse flasin për të”, transmeton Klan Kosova.
“Kjo ishte disi qesharake, dhe disa modele kanë refuzuar”.
"Në mesin e dizajnerëve të botës ai nuk konsiderohet si talent – të gjithë e dinë se kjo shfaqje e tija është vetëm për qëllime mediatike, prandaj disa nga vajzat modele nuk kanë dashur të kenë të bëjnë me të”, ka thënë ky burim.