Lajmet e fundit

Presidentja e Komisionit Evropian takoi të shtunën të parin e Ukrainës, Vlodymyr Zelenskyn, ku tha se institucioni që ajo udhëheq, po punon ‘ditë e natë’ për një vlerësim të përshtatshëm për Kievin zyrtar, si një kandidate e mundshme për anëtarësim në BE, duke dhënë edhe sugjerime.
“Populli i Ukrainës ka dëshmuar forcë, motivim dhe qëndrueshmëri të pabesueshme. Ju keni bërë shumë në forcimin e shtetit ligjor, por ka ende nevojë për reforma për t’u zbatuar, për të luftuar korrupsionin për shembull”, tha ajo.
Ndërsa presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, në konferencën e mbajtur tha se Rusia po dëshiron ndarjen dhe dobësimin e Evropës.
Ky i bëri thirrje BE-së që të punojë shumë më shpejt për të hequr dorë nga përdorimi i burimeve të energjisë ruse, e për krijimin e sanksioneve të reja ndaj tyre.
Kjo vizitë e Von der Leyen bërë Ukrainës erdhi pa ndonjë njoftim paraprak, si shkak sigurie.