Lajmet e fundit

Një 23 vjeçar gjerman është arrestuar nga policia pasi ka pretenduar se ka bombë në çantë teksa po tentonte të hyjë në ndërtesën e Ambasadës së SHBA-së, njofton policia gjermane.
Incidenti ka ndodhur rreth orë 7:30, kur ai po futej në ndërtesën, që ndodhet afër Portës së Brendemburgut.
Burri është bërë i dhunshëm dhe ka filluar të sulmojë personelin, ndërsa është arrestuar nga policia e cila ka arrtiur në vendin e ngjarjes – të cilës nga i dyshuari i është thënë se në çantë ka një bombë.
Vendi shpejtë është rrethuar dhe evakuar, ndërsa robotët kanë bërë punën e tyre, për të vërtetuar se pretendimet e tij nuk ishin të vërteta.
Nuk janë dhënë shumë informata për të dyshuarin, por mendohet se mund të jetë me probleme mendore.