Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri është kërcënuar për jetë me anë të një mesazhi.
Në mesazhin kërcënues për ministrin Tahiri shkruhej: “ Nëse merresh me familjen Gjuta, do ta pësosh”
Menjëherë pas këtij mesazhi, agjentët e Policisë së Tiranës kanë kontrolluar bizneset dhe vilat e familjes Gjuta.
Nga teksti që përmbante mesazhi kuptohet që personi i cili e ka dërguar, është pjesë e familjes Gjuta. Vladimir Gjuta deri më tani sipas hetimeve, është një prej të dyshuarve kryesor për atentatin me tritol ndodhur më 10 shkurt në biznesin e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Bashkim Tahiri, transmeton portali shekulli.al.