Lajmet e fundit

Kryetari i Komunës së Strugës sot në një konferencë për shtyp para gazetarëve tregoi se kishte marr një informacion se Interpoli i Shqipërisë e kishte informuar Interpolin e Maqedonisë se një vrasës me pagesë kishte urdhër të vriste sekretarin e Komunës së Strugës, Krenar Llogën dhe atë.
Ai, para gazetarëve akuzoi policinë e shtetit se nuk ka marr asnjë masë sigurie dhe se nuk ka reaguar asnjëherë.
“Ka ardhur një letër kërcënuese në adresë të shtëpisë sime. Të shtunën e kaluar me datë 16.01.2016 me të cilin emrin tim personal kërcënohem si kryetar komune bashkë me sekretarin e komunës, Krenar Lloga, se shumë shpejtë ne do të pastrohemi.
Dhe do të kuptoni një gjë se përpara se të jam kryetar komune jam në veprim, dje përmes medieve ka marr vesh edhe familja ime, nuk kam dashur të shqetësoj.
Dua të theksoj se ky nuk është kërcënim i parë, por është një letër që nëse shikohet kronologjikisht ngjarjet kanë të bëjnë me njëra tjetrën.
Dhe, unë e them me keqardhje që policia nuk ka ndërmarr masa, nuk e di se çfarë masash ka ndërmarr.
Nga ana tjetër, eksperienca e deritanishme rreth zhvillimeve që kanë ndodhur në Strugë dhe për të cilën mundohen që të më akuzojnë tregojnë që njerëzit e tillë janë të mbrojtur, pikërisht nga ato prej të cilëve ne kërkojmë ndihmën për të na siguruar jetën. “, deklaroi ndërmjet tjerash Sela, raporton zhurnal.mk.