Lajmet e fundit
Deputeti i Partisë Socialiste, Andrea Marto, është kërcënuar me jetë nga një shtetas 48-vjeçar i cili rezulton të jetë vëllai i kandidatit të PBDNJ-së për bashkinë e Finiqit, Jani Babi.

Në njoftimin e policisë thuhet se më datë 21.06.2015, në Komisariatin e Policisë është paraqitur shtetasi Andrea Marto, 58 vjeç, banues në Tiranë dhe me detyre deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i cili ka kallëzuar faktin se rreth orës 00:20 të ditës së sotme është telefonuar nga një shtetas i cili i është prezantuar si shtetasi me emrin Timoleo Babi, 48 vjeç, banues në Sarandë, vëllai i shtetasit Jani Babi-kandidat i subjektit politik PBDNJ për bashkinë Finiq, duke e kanosur për vrasje.
Policia e Sarandës sqaron se ka bërë të mundur shoqërimin e shtetasit Timoleo Babi për ta marrë ne pyetje dhe po kryen të gjitha verifikimet në lidhje me këtë rast.
Mësohet Policia e Sarandës ka referuar në Prokurori materialet procedurale për veprën penale “Kanosje” parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Timoleo Babi, i cili do të hetohet në gjendje të lirë.Shekulli.al