Lajmet e fundit

Në fshatin Vranidoll të Prishtinës, dy persona të mitur kanë tentuar të ndalojnë një veturë e cila ishte në lëvizje, duke e kërcënuar me armë.
Viktima ka raportuar rastin në polici me c’rast njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Policia ka ndaluar të dyshuarit dhe u ka konfiskuar veturën ku janë gjetur pesë gëzhoja plumbash.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, njofton Klan Kosova.