Lajmet e fundit

Asociacionit i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj kërcënimit që i është bërë ekipit të KohaVizionit, gazetares Donika Voca, dhe kameramanit Shemsi Igrishta, nga drejtori i Gjimnazit "Hamdi Berisha" në Malishevë, Izet Hoti.
“Voca dhe Igrishta janë kërcënuar se nuk guxojnë ta publikojnë lajmin për të cilin kishin shkuar dhe janë nxjerrë jashtë nga shkolla që të dy”, thuhet në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës
AGK i bënë thirrje edhe Ministrisë së Arsimit që të merret me rastin e këtij drejtori, e po ashtu edhe Policisë së Kosovës që të hetojë këtë rast.