Lajmet e fundit

Miliarderi Donald Trump ka marrë kërcënime nëpërmjet Twitterit nga një llogari me emrin e lordit të drogës, Joaquin Guzman, i njohur ndryshe si "El Chapo", që u arratis ditë më parë nga burgu i sigurisë së lartë në Meksikë.
Për këtë arsye FBI ka nisur hetimet lidhur me këto kërcënime. Ky lajm është konfirmuar nga njëri prej ndihmësve të Donald Trump, transmeton Klan Kosova.
Trump kishte bërë disa deklarata, në të cilat ka thënë se shumica e emigrantëve meksikanë janë kriminelë, ndërsa pas arratisjes së "El Chapos", Trump u shpreh se “zyrtarët e korruptuar meksikanë e lejuan të largohet".
"Vazhdo të kruhesh (me ne) dhe do të bëj që t’i hash fjalët e tua, ti b******* i bardhë", ka shkruar një llogari me emrin @ElChap0Guzman.