Lajmet e fundit

Në Anamoravë ka vazhduar gjykimi ndaj një të pandehuri i cili e kishte kërcënuar një donatore. Ai e pranoi fajësinë, teksa tha se është penduar.
Prokurorja, që nuk i besoi fort deklaratës së pendimit, i propozoi gjykatës që në këtë rast të merret për bazë dëmi emocional që iu shkaktua viktimës dhe e kaluara e të pandehurit.
Klan Kosova raportoi në shtator se F. Avdiu kishte kërcënuar Merita Sllovinja Dragushën, pasi që kjo e fundit ia kishte blerë një banesë të dashurës së tij L.B, e cila ishte e paraqitur si rast social.
Kronikë e zgjeruar nga Mejreme Gashi.