Lajmet e fundit

Një evakuim masiv është duke ndodhur në stacionin e trenave dhe vendet publike në Çeki, pas disa raportimeve për sulm me bombë, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
Zyrtarë kanë deklaruar që kanë pranuar një telefonatë anonime, ku është thënë që dhjetë bomba janë të vendosura tek stacioni hekurudhorë në Pragë dhe lokacione të ndryshme në këtë shtet.
Ende nuk ka publikime të detajeve të këtyre lokacioneve, megjithatë qyteti Plzen dhe Pasdubice janë evakuuar.
Përveç këtyre qyteteve , një numër i madh i stacioneve në vende tjera janë evakuuar, ndërsa policia ka deklaruar që në qoftë se bombat janë të vendosura në ndonjë park, kjo do ti kushtonte ekonomisë së këtij vendi dhjetëra mijëra euro.