Lajmet e fundit

Gratë shtatzëna janë paralajmëruar që të evitojnë destinacionet turistike në Miami Beach, për shkak të kërcënimit nga virusi Zika, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Më herët autoritetet kanë besuar që virusi është i përhapur vetëm në një zonë të vogël në perëndim të Miami Beach, Wynwood.
Raportimet e fundit tregojnë për pesë persona të infektuar me virusin Zika në Miami Beach, përderisa zyrtarë shëndetësor në Florida janë duke shpërndarë në masë të madhe pesticide në këtë vend.
Deri më tani në Florida janë shënuar 36 raste me këtë sëmundje, duke mos llogaritur rastet e kontaminimit jashtë SHBA-ve.