Lajmet e fundit
Sisa nga përfituesit e parcelave, që janë në pronësi të komunës së Mitrovicës jo që nuk i kanë përmbush detyrimet e parapara me kontrata të cilat vet i kanë nënshkruar, por edhe i kanë keqpërdorë këto prona.

Drejtori për Infrastrukturë, Sami Zeka, ai i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nasuf Aliu dhe drejtori i Kadastrit, Besim Beka me bashkëpunëtorë, këto ditë kanë ndërmarrë një aksion për njoftimin e pronarëve të bizneseve në Parkun e Bizneseve në Mitrovicë, se puna në këtë park nuk do të shkoj më ashtu si deri më tani.
Ata kanë vizituar të gjitha bizneset që janë duke funksionuar në këtë park, por edhe kanë inspektuar gjendjen aktuale në përgjithësi në pronat komunale, të cilat u janë dhënë bizneseve kohë më parë për shfrytëzim.
Në njoftimin e komunës që udhëhiqet nga Agim Bahtiri thuhet se disa nga përfituesit e këtyre parcelave, që janë në pronësi të komunës, jo që nuk i kanë përmbush detyrimet e parapara me kontrata të cilat vet i kanë nënshkruar, por edhe kanë keqpërdorë pronën komunale.
Aliu,iu tha bizneseve se, tani e tutje do të caktohet një tarifë qiraje për vazhdimin e dhënies në shfrytëzim të çdo kontrate në këtë park biznesi, si dhe do të formohet një bord menaxhues i cili do të paguhet nga vetë shfrytëzuesit e parcelave, por i cili bord do marrë në përgjegjësi sigurimin dhe funksionimin e kësaj zone.