Lajmet e fundit

Një grua është kapur duke tradhëtuar bashkëshortin e saj, pasi atij i kishte dërguar disa fotografi me Snapchat, në të cilat u panë këpucët e meshkujve në dyshemenë prapa saj, transmeton Klan Kosova.
Gruaja ishte larg bashkëshortit duke qëndruar në një dhomë hoteli, kur vendosi të zhvishej në të mbrendhsme dhe t’i dërgojë atij fotografitë për ta disponuar.
Por asaj nuk iu kujtua që fillimisht t’i largonte këpucët që i kishte vendosur nën një tavolinë prapa saj.
Mesazhet në Snapchat janë dërguar nga gruaja e njohur vetëm me emrin Chelsea – e cila pozonte në mënyrë provokative për kamerën.
Ajo bëri dy fotografi me përshkrimet: “Dhoma e Hotelit! Së shpejti do të shkoj të fle” dhe “Ja edhe një para së të fle”.
Por bashkëshorti i saj i vëren këpucët nën tavolinën e televizorit dhe i dërgon asaj disa mesazhe, duke e përfunduar me atë si: “Do ta thërrasë avokatin”.
Dyshohet që ky skandal mund të jetë edhe i pavërtetë, meqë përdoruesit e internetit dyshojnë në origjinalitetin e tij.